Kalaja e Beratit
Kalaja e Beratit ngrihet mbi një kodër shkëmbore në bregun e djathtë të Osumit. Muret, rreth 1400 m të gjata me 24 kulla, u fortifikuan kryesisht në shekullin XIII, por lagjja Kala brenda tyre banohet ende. Aty ruhen kisha bizantine, Xhamia e Kuqe dhe Muzeu “Onufri”. Në UNESCO që nga 2008, si zgjerim i Gjirokastrës.











