Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”
Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” u hap më 1986 në Katedralen “Fjetja e Shën Mërisë” (1797), brenda Kalasë së Beratit. Mban emrin e piktorit të shekullit XVI, të njohur për të kuqen e tij, dhe ekspozon ikona e objekte liturgjike të shekujve XIV–XX nga Onufri, i biri Nikolla, David Selenica dhe familja Çetiri.






